Qeveria pritet të ndalojë hyrjen në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, e cila nis në orën 15:00, do të miratojë planprogramin qeverisës. Siç ka mësuar Sinjali, në rend dite janë edhe masat e reja antiCOVID.

Sinjali ka mësuar se pika e dytë do të jetë shqyrtimi i propozimvendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se sot pritet të shtohet një pikë e re 3A në vendimin e datës së lartëcekur. Masat tjera aktuale antiCOVID nuk do të ndryshohen.

Sipas këtij vendimi do të ndalohet hyrja në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Pika 3A.1 thotë se shtetasit që vijnë nga këto shtete, duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

Pika 3A.1, siç mëson Sinjali, nuk vlen për shtetasit e Kosovës të cilët qëndrojnë transit në më pak se 48 orë në këto shtete.

Po ashtu, pika 3A.3 thotë se diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i këtij vendimi.