Qeveria pritet të njoftojë shkurtimin e orarit të punës shkaku i vapës

Ditët e nesërme pritet që qeveria të deklarojë masat për mbrojtjen nga temperaturat e larta.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se pritet shkurtim i orarit të punës për Administratën Publike nga ora 9.30-15.30 dhe të premte 9.30-13.

Më herët, meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja deklaroi se e mërkura do të jetë dita më e nxehtë e javës dhe ndoshta e të gjithë korrikut.

Porja thekson se e mërkura dhe enjtja do të jenë ditë me temperatura ekstreme edhe në zonat malore.

Masat pritet të mbeten në fuqi deri në fund të gushtit.