QKMF në Gjilan ka funksionalizuar Dhomën për promovim dhe edukim shëndetësor të pacientëve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, ka funksionalizuar Dhomën për promovim dhe edukim shëndetësor, një shërbim ky i dedikuar për pacientët me sëmundje kronike si diabeti, astma dhe hipertensioni.

QKMF ka ftuar pacientët që përballen me këto sëmundje, të paraqiten çdo ditë pune nga ora 07:00 – 14:00, për të përfituar shërbime profesionale që ndihmojnë në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Në kuadër të kësaj Dhome ofrohen këto shërbime:

• Këshillim profesional për menaxhimin e diabetit, hipertensionit dhe astmës
• Edukim mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe aktivitetin fizik
• Udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe monitorimin e rregullt të shëndetit
• Plane individuale ushqimore sipas kategorisë së sëmundjes
• Mbështetje për parandalimin e komplikimeve.