QKMF në Gjilan përfiton autoambulancë nga MSh-ja
Katër komuna në Kosovë kanë përfituar autoambulanca nga MSH-ja. Ministria e Shëndetësisë ka filluar sot dorëzimin e këtyre automjeteve për QKMF-të në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, të blera nga huaja e Bankës Botërore.
Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit: Advanced Life Support, arrijnë shumën prej 347.490 Euro dhe ato sipas MSH’së, do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të lehtësojnë transportin e pacientëve nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor në nivelet e tjera, në kushte më të avancuara dhe më të sigurta.
“Ministria e Shëndetësisë do të mbështes në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit”, thuhet nga MSH.

