QKUK rikthen tarifën në hyrje
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje , pas fillimit e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, transmeton Mediafokus.info.
“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, njofton se është rritur numri i qytetarëve dhe veturave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen.
Në muajin gusht të këtij viti, SHSKUK-ja kishte njoftuar se janë hequr përkohësisht tarifat për hyrje me vetura në QKUK, për shkak të pandemisë COVID-19./Mediafokus.info/

