“Qorr Ilazi një jetë nuk ka respektu ligj, ama kurrë shtet nuk ka ba!”

“Republika e Kosovës duhet të jetë vend i njerëzve që e respektojnë ligjin, jo vend i të paprekshëmve. Qorr Ilazi një jetë nuk e ka respektu ligjin, po ama edhe kurrë shtet nuk ka ba! Kjo vlen edhe për Qorrat e sotëm!”.

Sali BYTYQI

Keni dëgjuar shumë shpesh emrin e Qorr Ilazit, apo siç e kishte emrin e vërtetë Adem (Ilaz) Balaviqi, mirëpo asnjëherë s’e keni dëgjuar tregimin se pse i mbeti ky emër, shkruan Mitropol.

Mitropol ju sjell rrëfimin e stërnipit të tij, Mek Selacit, i cili ka publikuar pjesë nga biografia e tij, duke treguar se nga e morri këtë emër ky personazh i famshëm.

Selaci është asamblesit i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Nga tregimet e gjyshes Tahire Balaviqi Selaci, gjyshes se babait tim Ahmet Selacit, e cila ishte motra e Qorr Ilazit, na eshte transmetuar edhe tregimi se si dhe pse Adem Balaviqi eshte quajtur Qorr Ilazi.

Ademi, qysh ne moshe shume te hershme eshte shquar si femije shume aktiv.

Ne nje prej diteve, ne tentim, qe te lidhur ne djep, afer oxhakut ta vendosin ne gjume, Ademi duke “protestuar” nga deshira per te ndejtur zgjuar, rrezohet me gjithe djep dhe perfundon prane prushit te zjarit, ku i lendohet njeri sy.

Nga deformimi i syrit qe merr nga ajo ngjarje, pasi te rritet pak, femijet tjere fillojne te i vendosin nofken dhe ta therrasin Ademin, Qorr (i verber).

Ademi, si femije shume i zgjuar por edhe problematik, i tejkalonte te gjithe femijet tjere per nga guximi dhe trimeria.

Sa here qe ndodhte nje ngjarje qe Ademi ishte protagonist, ose kur ai i rrihte moshataret, edhe ata qe ishin me te medhenj se ai, ne pytjen se kush e beri kete apo ate, pergjigjia ishte: “Qorri (Ademi) i Ilazit”.

Ashtu, nder vite nofka e Ademit, birit te Ilaz Balaviqit nga Reçaku, u shnderru ne emer me te cilin e indetifikuan te gjithe.

Edhe sot e asaj dite, ai njihet si Qorr Ilazi.

Per trimerite e veprat e tij, keni ndegjuar ne kenget e folkorit, librat dhe tregimet per te.