QRA dhe zyra për vulat apostile në Gjilan pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë
Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se disa zyrtarë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Gjilan kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në njoftim thuhet se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat: Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

