QUINT-i i shpreh Kurtit përkushtim të plotë për zbatim “të pakushtëzuar” të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog​, Besnik Bislimi, kanë pritur në takim ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas një njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Planin e zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve. “Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi informuan përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit ambasadorët kanë shprehën përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes. “Kërkuan gjithashtu që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të zbatimit të saj”, thuhet në njoftim.