Qysh me i thënë atij zotërisë që fliste në telefon, mos e lësho Kosovën?
Ardian Azemi
Nëse një medikament ka qenë 1.70 euro, të njëjtin sot e ke rreth 10 euro. Një tjetër që ka qenë 3.50 euro, sot e ke 8 euro. Një tjetër që ka qenë 10 euro, sot e ke rreth 25 euro.
Nuk po flasim për alkool as produkte luksi, po flasim për barna, për diçka të domosdoshme.
Pra, jo dyfishim por kemi të bëjmë me shumëfishim të çmimeve për barna. Askush nuk bën zë.
Dikush sot kishte hyrë në barnatore dhe kishte dalë jashtë e po fliste me dikë në telefon: “Jaaa, pasha Zotin, për qëto pare sa po kushtojke, Zoti të ndihmoftë se s’kam”.
Nuk është se po ankohemi për gjithçka, por sinqerisht jemi në krizë të madhe në çdo pikëpamje, ndërsa nuk e kemi guximin të reagojmë si shoqëri.
E ku me marrë të drejtën me i thënë dikujt rri në Kosovë?
Hajt kallxomni, qysh me i thënë atij zotërisë që fliste në telefon, mos e lësho Kosovën?

