Qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore – “Më shtrenjtë se në Amerikë”
Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të rriten vazhdimisht.
Për këtë, ankohen qytetarët, të cilët shprehen se jeta e tyre po u rëndohet çdo ditë e më shumë me çmimet e larta, kjo për shkak të ardhurave të ulëta që ata kanë.
Qytetari Xhemailadin Arifi, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë, thotë se çmimet janë të larta në krahasim me të ardhurat që marrin qytetarët në vendin tonë. E derisa krahason çmimet në vendin ku jeton, Amerikës me Kosovën, thotë se disa produkte atje janë më lirë.
“Nuk jetoj këtu, por mirë është, për mua po, por për këta që jetojnë këtu është shumë vështirë… Jetoj në Amerikë… disa çmime të produkteve janë më shtrenjtë këtu se atje… me standardin mos vet hiç, nuk folët me 100 euro pension”, thotë Arifi për KP.

