Qytetarët janë të zhgënjyer thellë me pushtetin aktual

Kandidati i LDK për kryetar Komune, Arbër Ismajli ka takuar qytetarët e lagjeve Dheu i Bardhë, 2 Korriku, Baja dhe Fidanishtja.

Ishte një tubim i madh, plot vullnet dhe besim se ndryshimi për Gjilanin është i pashmangshëm dhe jetësorë.

Bashkë me njerëzit e këtyre lagjeve folëm hapur për problemet që i preokupojnë çdo ditë mungesën e investimeve, rrugët e lëna pas dore, mungesën e kujdesit komunal dhe zhgënjimin e thellë nga pushteti aktual që vetëm ka premtuar e asgjë nuk ka sjellë.

Qytetarët na dhanë një mesazh të qartë që “Mjaft është mjaft, Gjilani meriton shumë më shumë”.

Ky është amaneti që ne e marrim seriozisht. Ne nuk do të jemi pushtet që harron qytetarët, por pushtet që do të punojë çdo ditë e çdo çast për ta.

Në këto lagje pashë shpresë, pashë besim dhe mbi të gjitha pashë vendosmërinë e qytetarëve që ky qytet duhet të ecë përpara.

Dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkë, sepse Gjilani është më i madh se interesat e ngushta të një pushteti të dështuar.

Koha e mashtrimeve ka kaluar.

Është koha për llogaridhënie, për përgjegjësi dhe për projektin e Gjilanit të ri që u shërben vetëm qytetarëve të vet.

Faleminderit shumë këtyre lagjeve për besimin.

Do të jemi bashkë në betejat e zhvillimit të qytetit tonë të dashur, ka thënë Ismajli.

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113