Qytetarët përplasen me EULEX: Këta po na çnjerëzojnë, s’kanë vend këtu
Dhjetëra qytëtarë po protestojnë para zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku janë përplasur me EULEX-in, raporton Mediafokus.info.
Në disa raste pati hedhje të shisheve në drejtim të forcave të EULEX, në shenjë revolte ndaj arrestimit të kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.
“Ne s’jemi shku në Serbi me ba krime, kriminelët janë në Serbi…Këta që po na çnjerëzojnë, s’kanë vend këtu”, ka thënë njëri nga protestesit./Mediafokus.info/

