Qytetarët vazhdojnë të njoftohen dhe njëkohësisht të pajisen me fletëpalosje të aplikacionit “Lajmëro Policinë”
Sot me 25 maj 2021, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës (PK) në Gjilan vazhdon me fushatën “Lajmëro Policinë” duke shpërndarë fletëpalosjet lidhur me aplikacionin digjital të cilin Policia e Kosovës (PK) e ka lansuar vitin e kaluar.
Kësaj radhe fletëpalosjet po shpërndahen në hapësirat e stacionit policor në Gjilan dhe DRP.
Policia e Kosovës (PK) fton qytetarët që kanë në përdorim telefonat me sistem operativ Android që ta shkarkojnë aplikacionin “Lajmëro Policinë” dhe përmes këtij aplikacioni të paraqesin rastet, shqetësimet apo ankesat e tyre.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vetë.

