Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur me mbi 1000 euro

Sot në Stacionin Policor në Viti, dy qytetarë kanë dorëzuar një portofol me (1030) njëmijë e tridhjetē euro si dhe disa dokumente personale, të cilat i kishin gjetur në rrugë.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin dhe të njëjtit, në bazë të procedurave ligjore i është kthyer portofoli, në prani edhe të qytetarëve që e kishin gjetur atë.

Pronari i portofolit falënderoi Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer portofolin, thuhet në njoftim.