Qytetari e kthen borxhin në marketin e Lipjanit pas 6 vitesh
Një ngjarje interesante ka ndodhur në një market në Lipjan, ku një qytetar, para 6 viteve kishte marrë gjëra në Super Viva dhe kishte dalë pa paguar.
Pas 6 vitesh, ai është kthyer në të njëjtin market për ta larë borxhin, duke ua lënë edhe një letër, së bashku me paratë në vlerë prej 50 eurosh.
“Para 6 viteve kam marrë diçka dhe kam dalur pa paguar dhe haku askujt nuk bënë t’i hahet. Kështu më mëson Allahi një dhe i Vetëm, këto ju takojnë juve 50€”, thuhet në mesazhin e borxhliut të siguruar nga ATV.


