Qytetari i ndërgjegjshëm kthen portofolin e gjetur

Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25 nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjetur një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej 321 euro dhe një frang zvicerane.

Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjetur personin të cilit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare, thuhet në njoftim.