Qytetari kanos gjyqtarin pas seancës gjyqësore me gruan

Një burrë nga Vushtrria e ka kanosur një gjyqtar përmes Facebookut, pas seances gjyqësore që kishte pasur me gruan. 

“Rr. Skënderbeu, Vushtrri 30.11.2020 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur gjyqtarin mashkull kosovar  përmes rrjetit social Facebook. I dyshuari kishte pasur një seancë gjyqësore së bashku me bashkëshorten e tij dhe si pasojë e saj ka ardhur deri te kanosja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.