Qytetari ndërron jetë në qendrën emergjente

Një person në Shtime ka ndërruar jetë në qendrën emergjente, derisa ishte duke u trajtuar. Policia po e heton vdekjen e tij.

Rr. Anton çeta, Shtime  07.02.2022 – 08:55. Nga qendra emergjente mjekësore, është pranuar informata se kanë pranuar një person mashkull  kosovar  në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti deri sa ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Njësitë policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë.