Qytetari përplaset verbalisht me Fitore Pacollin, e quan “hajne” dhe ia përmend paratë e marra nga shteti

Një qytetar është përplasur verbalisht me Fitore Pacollin, deputete e Kuvendit të Kosovës, derisa ajo ishte ulur për të prë kafe, përcjellë express. 

Ai i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar faturën që kishte pirë në atë restaurant dhe i ka thënë deputetes asaj se është “hajne” dhe se duhet t’i vijë marre që “po e vjedh Kosovën”.

Deputetja Pacolli shihet në pamje se ia ka gjuajtur faturën dhe që është ngritur në këmbë duke i thënë se “nuk frikësohet”.