Qytetaria dhe patriotizmi
Lirie R. Aliu
A mendon dikush më për qytetarinë? A kemi edhe një përkufizim funksional? A fillon dhe mbaron me votim? Taksa? Ndjekja e ligjeve, pak a shumë? Qëndrimi i informuar, pak a shumë?
Në epokën e keqinformimit dhe teorive konspirative, a përfshin përkufizimi juaj aftësinë për të bërë dallimin midis së vërtetës, gënjeshtrës apo dhe gënjeshtrës së qëllimshme?
Unë mendoj se çdo shqiptar, nëse pyetet nëse mund të bëjë dallimin midis së vërtetës dhe të pavërtetës, do të përgjigjet menjëherë: “Po”. Ne jemi të gjithëdijshëm, dihet kjo.
Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. A është dezinformimi kriza jonë më e besueshme? Për momentin ajo është lufta jonë më e rëndësishme.
Një që duket se po humbasim, përderisa patriotizmi është një emocion. Dashuria për atdheun. Krenaria kombëtare. Duke e shfaqur atë krenari duke kënduar Himnin Kombëtar në lojërat e futbollit, shfaqje etj., duke brohoritur dhe valvitur flamurin në festa ose gjatë gjithë vitit.
Patriotizmi mund të jetë autentik dhe frymëzues ose mund të jetë i dukshëm dhe i cekët.
Nga ana tjetër, qytetaria është aktive. Patriotizmi nuk bën asgjë. Por gjithsesi ajo nxit, motivon që qytetarët të përfshihen dhe ta bëjnë vendin më të mirë, e më të fortë.
Pastaj shtrohet pyetja: A i sulmojnë me dhunë apo dëmtojnë ligjërisht institucionet demokratike qytetarët e ndershëm? Apo punojnë për të forcuar demokracinë? A marrin pjesë në tubime për demagogë egoistë? A votojnë ata për kandidatët që thonë se vetëm ata mund t’i bëjnë kosovarët më të mëdhenj apo votojnë për ata që në të vërtetë bëjnë diçka për ta bërë Kosovën më të dashur? A përdorin dhunë kur provokohen? Apo mbështeten te arsyeja? A promovojnë të drejtat individuale dhe a mbrojnë lirinë? Apo promovojnë të mirën e përbashkët dhe mbrojnë ata që janë të margjinalizuar? Apo të dyja?
Patriotizmi nuk kërkon asgjë nga ne. Qytetaria e mirë na kërkon të pranojmë sakrifica personale për hir të së mirës së përbashkët. Ky vend ka nevojë për më pak patriotizëm dhe më shumë qytetari.
Media duhet t’u kushtojë më pak vëmendje atyre që kërkojnë vëmendje dhe më shumë vëmendje heronjve të pakënduar. Si çdo gjë tjetër këto ditë, patriotizmi dhe qytetaria janë polarizuar. Patriotizmi është rrëmbyer nga ata me agjendë politike dhe ne nënvlerësojmë qytetarinë pragmatike. Ne duhet t’i vendosim në të njëjtat baza dhe t’i bashkojmë.
Lloji i cilësisë më të ulët të krenarisë, është krenaria kombëtare; për këtë shkak nëse njeriu është krenar me kombin e tij, argumenton se ai nuk ka kualitetet e veta për të cilat ai mund të jetë krenar; përndryshe ai nuk do t’i përdorte ato cilësi, të cilat i ka bashkë me miliona bashkëkombës të tij.
Njeriu i cili është i pajisur me cilësi personale të rëndësishme, do të jetë tepër i gatshëm për të parë në mënyrën më të qartë, se në cilat aspekte kombi i tij ka vështirësi, pasi dështimet e tyre do të jetë vazhdimisht para syve të tij.
Por çdo teveqel i mjerë, që nuk ka asgjë me të cilën ai mund të jetë krenar, e përvetëson si burim të fundit krenarinë e kombit të cilit i përket; ai është i gatshëm dhe për t’i mbrojtur të gjitha gabimet dhe marrëzitë me forcë dhe ashpërsi, kështu që e kompenson veten për inferioritetin e tij.
Kjo është arsyeja pse duhet ta heqim nga fjalori jonë i përditshëm krenari, dinjitet etj. Ai që i përmend ato, në fakt i ka vetëm maskë për përfitimet e tij personale.

