Qytetarit në Gjilan qentë e rrugës ia ‘hanë’ veturën në oborr
Nuk është lajm kur qeni e ha njeriun, por lajm është kur qeni e ha veturën.
Një qytetari në Gjilan (emri i njohur për redaksinë) qentë e rrugës i janë futur në oborr herët në mëngjes dhe i kanë dëmtuar bukur shumë veturën, shkruan Mediafokus.info
Sipas vlerësimit të tij, dëmi i shkaktuar nga qentë kap vlerën 200 euro.
Ai e ka kontaktuar kompaninë e sigurimit për të parë mundësinë e kompensimit por përgjigja e tyre ka qenë “paditeni Komunën, ajo është përgjegjëse për qentë endacakë’.
Tani qytetari është në dilemë se çfarë të bëjë.
‘Siç kishin filluar me aq agresivitet, qentë do ta kishin çmontuar gjysmën e veturës për 20 minuta, po të mos e kisha dëgjuar krismën dhe të isha zgjuar’, thotë ai.
Qentë janë egërsuar, tani po hanë edhe vetura./Mediafokus.info

