Qytetarit nga Kamenica ia vrasin qenin me pushkë gjuetie, e lajmëron rastin në polici
Një qytetar nga Kamenica ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vrarë qenin me pushkë gjuetie.
“Fshati Karaqevë e Epërme, Kamenicë 05.09.2022 – 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur me pushkë gjuetie ka vrarë qenin e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./medafokus.info/


 
 
						 
						