Ngacmoi seksualisht një vajzë në rrugë, arrestohet

Një vajzë që u ngacmua seksualisht në Rahovec mesditën e djeshme, vendosi që ta raportoje rastin në Polici.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë që një person e ka ngacmuar seksualisht derisa ishte duke ecur në rrugë.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngacmim dhe i njëjti me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.