Raketat e lëshuara nga Bjellorusia e goditën aeroportin ukrainas

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës raportoi se raketat ishin lëshuar nga Bjellorusia në veri të Ukrainës.

“Kjo është ajo që është goditur nga Iskanderët e gjuajtur nga Bjellorusia rreth orës 17:00… fashistët rusë dhe bjellorusë kanë vënë në shënjestër Aeroportin Zhytomyr“, postoi Anton Herashchenko në Telegram.