Rama anulon mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive
Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.
“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”– thotë Rama.

