Rama del te protestuesit: Ministër qiti paret menjëherë, leni inatet hajde bëhemi bashkë për popullin
Pas një konference për media, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është bashkuar punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë nga ku theksoi se zgjidhja ekziston por që Ministria e Financave sipas tij po i mbanë jashtëligjshëm 35 milionë eurot e kryeqytetit.
“35 milionë euro që mbahen jashtëligjshëm në Ministrinë e Financave, mundeni me u pagu sot, tash në këtë moment. Nuk ka asgjë që e ndalë pagesën e 35 milionëve tash, menjëherë e që me u pagu operatori publik dhe privatë dhe mos me i lënë këta njerëz në rrugë. Mos me i lënë qytetarët pa shërbime, mos me i lënë shkollat pa rrymë e asnjë qytetarë pa shërbime publike. këtë mundësi e ka ministri i Financave në detyrë dhe prapë refuzon ta bëjë. Dje në konferencë dje hynte në tema të tjera e që nuk kanë të bëjnë me problemin. Problemi është pagesa. Paguaji paratë e kryeqytetit dhe paguhen të gjithë operatorët dhe të gjitha rrogët, këtë mundësi e ka tash, dje dhe me muaj të tërë. I mban paratë jashtëligjshëm. Për këtë arsye kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj tij dhe tre zyrtarëve. Çdo temë tjetër është me i qitë hi syve qytetarëve, juve, popullit. Qiti parët ministër, menjëherë. Ne kemi marrë dhe masa tjera, kemi thirrë dhe seancë të jashtëzakonshme për të enjten por edhe fondet prej 28 milionë tjera përveç 35 milionëve që janë bartje prej viteve të kaluar asamblistët që e bllokuan herën e kalume kanë tregu që janë për me votu dhe fondet me u marrë. Fakti është se 35 milionë euro vetanake mbahen në mënyrë jo ligjore nga ministri”, tha Rama.
Ai pyeti se cka po fsheh ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati meqenëse dje (e hënë) nuk pranoi ta takojë atë, por vetëm përfaqësuesit e shoqatave. Ai kërkoi nga Murati që t’i alokojë sa më parë mjetet.

