Rama e merr Vorën, Berisha po lufton për Shkodrën, Luli mbetet pa hiç
Po vijon numërimi i votave në bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale.
Në Vorë, ku u aplikua numërimi elektronik, fitues doli kandidati i Ramës.
Kjo bashki u fitua nga Partia Socialiste, ndërsa në vend të dytë u rendit “Shtëpia e Lirisë”, duke lënë Partinë Demokratike në vend në tretë.
Sakaq, numërimi vijon në Rrogozhinë, Lushnjë e Shkodër. Ndërsa me shumë vonesë u hapën kutitë e para në Dibër.
Nga të dhënat e deritanishme PS është në avantazh në bashkitë e tjera, ndërsa gara duket se vijon mes demokratëve për vendin e dytë.
Berisha po “lufton” për Shkodrën, sepse bashkitë tjera pritet t’i marrë Rama. Ndërkaq, Luli do të mbetet duarthatë si duket.

