Rama e veçon Lutfi Hazirin nga lidershipi i LDK-së, shikojeni përshëndetjen speciale për të (VIDEO)
Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama, ka lartësuar sot figurën e Rugovës në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Ai tha se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK, duke shtuar se ai i dha popullit të tij forcë të panjohur më parë në trojet tona
Me këtë rast, ajo që ra në sy është se kryeministri shqiptar e ka veçuar nga lidershipi i LDK-së nënkryetarin e saj, Lutfi Hazirin.
“…dhe do ma lejoni këtë, shumë i dashuri miku im i kohërave të shumë të vjetra, Lutfi Haziri”, ka thënë Rama, pasi ka përshëndetur familjen Rugova, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ambasadorët prezentë./mediafokus.info/

