Rama: Këshilli i Evropës duhet të kërkojë falje, raporti me përplot gjepura solli në jetë Gjykatën Speciale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nuk mund të thotë nëse Rusia ishte pjesë e sulmit kibernetik që ndodhi së fundmi, por sipas tij është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia.
Pas Konferencës së parë Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, ai tha nuk ka asnjë provë për trafik organesh.
“Siç e vutë re kjo gjykatë e Hagës është krijuar në bazë mbi këtë raport, sepse ka qenë ky raport përplot me gjepura që ka sjell pikërisht në jetë këtë Gjykatë Speciale. Janë bërë shumë hetime të pavarura për këtë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe nuk kanë sjell asnjë provë për këtë akuzë, zero, zero absolute përqindje të trafikimit të organeve”, tha kryeministri shqiptar.

