Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por partner u ngushtë i saj
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por, ai thotë se është partner i ngushtë në LDK, raporton Gazeta10.
“Unë e shoh mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie, tha ai në Kanal10.
Ai shtoi se janë marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë, ndërsa Rama të merret me kryeqytetin.
Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.

