Rama: Serbëve në Kosovë u paguhen faturat e rrymës si askund në botë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Prishtinë kryeministrin Edi Rama. Dy kryeministrat, ose siç i quajti dikush nga gazetarët ‘vëllai i madh’ dhe ‘vëllai i vogël’, pas takimit me dyer të mbyllura, dhanë një konferencë për media.

Rama ka folur npër situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe, nga Qeveria e Kosovës.

Ai i ka quajtur manovra teatrale veprimet e serbëve në Veri, derisa ka ëprmendur edhe faktin se Qeveria e Kosovës ka paguar energjinë elektrike për serbët në Veri.

“Në fakt, qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush, madje fjaka bie, iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike, nga Qeveria e këtij shteti këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, ka deklaruar Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë në Prishtinë se Serbia duhet ta njohë realitetin e pakthyeshëm dhe të vazhdojnë negociatat për njohjen reciproke.