Rama: Vizitën në Prishtinë do ta bëjë, por mbledhje të qeverive s’kam thënë që do të ketë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se, siç kishte paralajmëruar para një muaji, do të vijë në Kosovë për të treguar mbështetjen e tij për pranimin e propozimit ndërkombëtar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
I pyetur në A2CNN për detajet e kësaj vizite, Rama mohoi se do të ketë mbledhje të dy qeverive, pas anulimit në qershor.
“S’kam thënë kurrë do të kemi mbledhje të qeverive. Ku i keni dëgjuar këto? Ju më dëgjoni mua apo”, tha Rama. “Për vizitën në Prishtinë po, do ta bëj, por mbledhje të qeverive nuk kam thënë që do të ketë”, tha ai.

