Ramadani: Demantimi i madh që Grenell i bëri Kurtit “është alarm për sigurinë kombëtare”

“Absolutisht të rreme” e quajti Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, deklarimin e mbrëmshëm të Albin Kurtit në Ferizaj se “kurrë më të mira nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA” se gjatë qeverisjes së tij.

Grenell bëri thirrje ndaj qytetarëve kosovarë që “mos u mashtroni” nga ajo çfarë Kurti proklamoi në fushatën e vet zgjedhore.

Këtë e quajti “alarm për sigurinë kombëtare”, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Postimi i Ramadanit:

“Don’t be fooled” – MOS U MASHTRONI

Kjo fjali e Richard Grenell, një nga njerëzit më të afërt të Presidentit atipil amerikan Donald Trump, është alarm për sigurinë tonë kombëtare.

“Mos u mashtroni”, thotë Grenell, duke komentuar si absolurisht të rreme deklaratën e Kryeministrit Kurti se “raportet të Kosovës me SHBA janë më të mirat ndonjëherë.”

Alarm për Kosovën, për sigurinë tonë kombëtare.