Ramazani, syfyri i parë të hënën
Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit sivjet fillon më 11 mars. Pra syfyri i parë është të hënën.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam dhe zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re.
Agjërim do të thotë shmangie e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të Ramazanit vjen Fitër Bajrami.


