Ramë Buja nuk bëhet rehat me PDK-në, jep përsëri dorëheqje

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, një figurë bukur emblematike brenda kësaj partie, ka dhënë sërish dorëheqje nga kryesia.

Të njëjtin vendim e kishte marrë edhe para pesë vitesh, kur kryetar i PDK-së ishte Kadri Veseli.

Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.

“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.