Ramiz Lladrovci: Martinit i besuam si malësor i fjalës dhe i përkushtimit atdhetar

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar skandalin në të cilin besohet se është i përfshirë ambasadori kroat Martin Berishaj.

“E tërë kjo, nëse është e vërtetë, është goditje për të gjithë neve. Është tronditëse. I besuam Martinit dhe e çmuam si malësor të fjalës e përkushtimit atdhetar, si intelektual dhe kontribuues të madh për shkencën dhe çështjen kombëtare”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se Berishajn e njeh qe një kohë të gjatë. Por sipas tij, nëse skandali për të cilin flitet se Berishaj është i përfshirë, është i vërtetë, atëherë ai duhet të japi llogari.

“E tërë kjo, nëse është e vërtetë, është goditje për të gjithë neve. Është tronditëse”, ka shkruar tutje kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.