Ramush Haradinaj heq dorë nga posti i Presidentit
Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së Albin Kurtit për takim dhe duket se është pajtur të mos insistojë te posti i presidentit.
“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj, pas takimit, në një paraqitje para mediave.
Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, derisa, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.
“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

