Ramush Haradinaj: Si sot njëzet e pesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë
Sot bëhen 25 vite nga rënia e heroit Luan Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Përvjetorin e tij padyshim se e ka kujtuar vëllau Ramush Haradinaj, i cili nëpërmjet një postimi në facebook ka shkruar se njëzet e pesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë.
“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.

