Raporti i fundit, asnjë viktimë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
– Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.
– Në total numri i rasteve aktive është 167.

Rastet e reja sipas komunave:

Pejë – 4
Gjilan – 1
Istog – 1
Prishtinë – 1
Klinë – 1
Prizren -1