Raporti i plotë për Kosovën i Komisionit Europian (DOKUMENT)

Komisioni Europian ka publikuar sot raportin vjetor të zgjerimit, për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Ky raport jep në detaje paketën vjetore të zgjerimit, ku konstatohet vetëm një përparim i kufizuar i gjashtë vendeve, drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Europian.

Sipas këtij raporti, ka një mundësi që të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, derisa Komisioni Europian, qëndron prapa vlerësimit të bërë në korrik të vitit 2018 se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Raporti vjetor i Komisionit Europian