Raporti nga IKSHPK për 24 orët e fundit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
– Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.
– Në total numri i rasteve aktive është 171.

Rastet e reja sipas komunave:

Gjilan – 4
Vushtrri – 4
Mitrovicë – 3
Prishtinë – 2
Viti – 1