Raportohen dy raste ‘ngacmimi’ mes personave të gjinisë së njëjtë

Në dy raste të ndara në Kosovë janë raportuar ‘ngacmime’ mes personave të gjinisë së njëjtë. Në Prishtinë ‘ngacmimi’ ka ndodhur mes dy femrave, kurse në Suharekë mes dy meshkujve. 

Prishtinë 27.10.2021 – 22:30. Më 01.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare, i kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj, duke e shqetësuar. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Suharekë 22.10.2021 – 09:19. Më 01.11.2021 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24-oërsh të policisë së Kosovës.