Raportohen të zhdukur një burrë në Shtime dhe një grua në Mitrovicë

Dy persona, njëri në Shtime dhe tjetri në Mitrovicë janë raportuar të zhdukur pasi janë larguar nga Qendra Integruese, përkatësisht Qendra e Shëndetit Mendor.

Njoftimi i policisë:

Shtime, 25.03.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Qendrën Integruese ka raportuar se një pacient i kësaj qendre, mashkull  kosovar  është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.

Rr. Artim Jashari, Mitrovicë Jug, 23.03.2022 – 10:00 Më 25.03.2022 ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.