Vazhdon agresioni i Rusisë, 20 të vrarë nga sulmi ajror në bazën ushtarake afër Lvivit
Një sulm me raketë në një bazë ushtarake pranë Lviv ka lënë të vrarë 20 persona.
Luke Harding gazetar i Guardian, i cili ndodhet në Yavoriv ku është baza, tha se numri i raportuar i vdekjeve tejkalon atë të shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjes të dielën.
Maksym Kozytskyy tha se nëntë persona ishin vrarë në sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të paqe ruajtjes dhe Sigurisë me 57 të plagosur.

