Raportohet për bomba të vendosura në 33 shkolla

Qyteti i Shkupit është alarmuar sot pas raportimeve për bombë në disa shkolla.

Alsat informon se aktualisht janë raportuar për adresat elektronike të 33 shkollave fillore, ku është njoftuar për kërcënim me mjet shpërthyes.

Policia ka marrë masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe personelit.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.