Raportohet për incident në Odën e Avokatëve të Kosovës, një anëtar është dërguar në Polici
Gjatë ditës së sotme raportohet se ka ndodhur një incident në mbledhjen e këshillit drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Kallxo.com duke cituar burime ka raportuar se ka ndodhur një incident mes kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barllabushi.
Hasani, sipas mediumit në fjalë është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratë, derisa po ashtu bëhet e ditur se Barllubushi e ka sharë ktë të parin.
Ky më pas, ka tentuar ta sulmojë fizikisht Barllubushin, sipas raportimit.