Raportohet për një ‘vdekje të dyshimtë’ në Graçanicë
Një person ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar nga emergjenca në Graçanicë. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, por rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.
Graçanicë 21.10.2020 – 06:45. Raportohet se nga emergjenca e Graçanicës në QKUK ishte dërguar viktima m/k, mirëpo i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, thuhet në raportin e policisë.

