Raportohet për tre viktima dhe katër të lënduar nga një aksident në Rrugën e Arbrit

Raportohet për një aksident të katërfishtë në aksin rrugor Ura e Çereneçit-Maqellarë.

Siç shkruan Top Channel, dyshohet për tre të vdekur dhe katër të lënduar.

Nga pamjet e para, shihet se një veturë është përmbysur plotësisht.

Në vendngjarje tashmë kanë arritur njësitet relevante.

Gjatë minutave në vijim pritet të mësohen detaje të reja. Nacionale do t’ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.