Raportohet se është arrestuar Haxhi Shala, Specialja nuk e konfirmon

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili është duke u realizuar, ku tashmë kanë filluar bastisjet dhe është arrestuar komandant ‘Topi’, Haxhi Shala.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gazeta Express ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL- UÇK, Faton Klinaku, i cili tha se ende nuk ka ndonjë informacion.

Nëse është arrestuar apo jo Shala, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka dhënë një përgjigje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigje.