Raportohet se ka dhënë dorëheqje Zana Spahiu nga pozita e u.d Drejtoreshës së RTK-së
Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje pozicioni i ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së.
Këtë e ka kumtuar në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.
“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.
Kjo dorëheqje vjen pas zhvillimeve të fundit, me kronikën e së hënës ku RTK-ja duke cituar një medium boshnjak sulmoi dy media kosovare si “të lidhura me Serbinë”.

